Pamje të tmerrshme janë ato të shpërndara në rrjet nga një spital në Indi.

Ai që duhet të ishte një nga godinat më sterile, pasi pacientët shkojnë për t’u shëruar dhe nuk duhet që të përballen me rrezikun e marrjes së viruseve apo bakterieve që mund të ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore, është “pushtuar” nga minjtë.

Ngjarja ka ndodhur në një klinike në kolegjin shtetëror mjekësor në qytetin Gonda.

Pasi videoja u përhap në internet, autoritetet kritikuan ashpër menaxhimin e spitalit dhe kërkuan një zgjidhje urgjente.

Në repartin e ortopedisë u vendos helm dhe në spital ka nisur një hetim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: