Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi është përfshirë në një debat gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, me kryeparlamentarin Niko Peleshi.
Blushi akuzoi kreun e Kuvendit se bllokoi qëllimisht Këshillin e Mandateve që të merrte vendim për kërkesën e SPAK, lidhur me heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, me qëllim arrestimin e saj.
Deputeti i PL iu drejtua Peleshit duke theksuar se mazhoranca nuk po mbron Ballukun, por në fakt kryeministrin Edi Rama.
“Nuk po mbroni Ballukun por aferat e Edi Ramës. Mos e përdorni mandatin e deputetit për të mbrojtur krimet e shefit tuaj. Dënoj shkeljen e rëndë të rregullores nga Peleshi që duhet të mbajë përgjegjësi penale për shkeljen e rregullores dhe Kushtetutës për çështjen Balluku. Peleshi, si ushtar i bindur, bllokoi qëllimisht Këshillin e Mandateve për rastin Balluku”, tha Blushi.
Tedi Blushi: E keni kthyer Kuvendin në bunkerin e korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës. Ky sesion duhet te nise punimet me heqjen e imunitetit te Ballukut dhe dorezimin e saj para drejtesisë. I keni dhënë 6 javë kohë Belinda Ballukut për të prishur provat dhe intimiduar dëshmitarët. Vijimi i të qenit Zv/Kryeministre është promovim dhe mbrojtje e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.
Me mbrojtjen e Ballukut nuk po provokoni opoziten por te gjithe shqiptaret qe po vidhen barbarisht nga ju. Ju keni premtuar se do miratoni çdo kërkesë të SPAK për dhënie autorizimi.
Nuk po mbroni Ballukun por aferat e Edi Ramës. Mos e perdorni mandatin e deputetit per te mbrojtur krimet e shefit tuaj. Dënoj shkeljen e rëndë të rregullores nga Peleshi që duhet të mbajë përgjegjësi penale për shkeljen e rregullores dhe Kushtetutës për çështjen Balluku. Peleshi, si ushtar i bindur, bllokoi qëllimisht Këshillin e Mandateve për rastin Balluku
Mos pengoni drejtësinë për rastin Balluku sepse kjo ju inkriminon të gjithëve. Ju jeni ushtare të Ergys Agasit. Kuvendi nuk funksionin në bazë të Kushtetutës por të urdhrave të mafias dhe Ergys Agasit. Po përdorni Kuvendin si mburojë për skandalet dhe aferat ku jeni përfshirë të gjithë.
Kuvendi ndodhet nën këmbët e krimit. Ju kërkoni konsensus nga opozita për reformat por ky sesion nis me 6 deputetë të opozitës të përjashtuar. Partia e Lirise ka depozituar dy projektligje te rendesishme per interesin publik, per uljen e TVSH nga 20% ne 5% dhe per Sigurine Ushqimore dhe ju ende nuk kenj caktuar nje date per shqyrtimin e tij ne komisionet parlamentare dhe ne seance
Kam depozituar dy kërkesa per interpelance me ministrin e Drejtësisë për çështjen Meta dhe me ministrin e Bujqësisë për fondet e IPARD dhe ju ende nuk keni caktuar nje date per zhvillimin e tyre. Ju e nisni edhe kete sesion me shkelje te renda te rregullores dhe Kushtetutes, me mohimin e te drejtave kushtetuese te opozites, perfshi dhe refuzimin per ngritjen e komisioneve hetimore”, tha Blushi.
