Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se demokratët do të jenë sot pjesë e seancës plenare në nisje të sesionit të ri parlamentar.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ai u shpreh se PD nuk ka bojkotuar dhe do të jetë në Kuvend për të qenë zëri i qytetarëve.
“Ne nuk kemi bojkotuar parlamentin. Do të jemi aty për të qenë zëri i qytetarëve. Më 24 janar do t’i japim përgjigjen e merituar Taos së famshëm të krimit dhe Edi Ramës.
Ata kanë aneksuar parlamentin dhe qytetarët shqiptarë do thonë fjalën e tyre.
Kjo është përgjigja ime për ta”, tha ai.
