Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet S.B., u gjet i pajetë në banesën e tij në Zhurje të Tiranës.
“Është gjetur në banesën e tij, në fshatin Zhurje, trupi i pajetë i shtetasit S. B., 65 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (pesticide). Punohet për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.”, sqaron policia.
