Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku një 45-vjeçar ka përdhunuar një 75-vjeçare.
Autori ka shkuar në banesën e të moshuarës për të instaluar panele diellore, por kur mori vesh që 75-vjeçarja jetonte e vetme, është bërë agresiv, e ka puthur dhe më pas ka kryer edhe sulmin seksual.
Në dëshminë e tij përpara gjykatës, 45-vjeçari ka menduar të mbrohet me idenë se 75-vjeçarja i kujtonte nënën e tij, ndërsa është justifikuar se nuk ishte mirë shpirtërisht pasi kishte edhe disa probleme familjare.
Gjykata i hodhi poshtë këto shpjegime dhe elektricisti u dënua me pesë vite burg.
Në foton e autorit të publikuar nga mediat ndërkombëtare, shihet se 45-vjeçari ka edhe dy fëmijë.
