Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të hënën në lagjen Shahr-e-Naw të kryeqytetit afgan, Kabul, duke shkaktuar një numër ende të panjohur viktimash.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Talibanëve, Abdul Matin Qani, i tha Reuters se sipas informacioneve paraprake “shumë njerëz janë vrarë dhe plagosur”, ndërsa shtoi se detaje të tjera do të bëhen publike më vonë.
Lagjja Shahr-e-Naw njihet si zonë ku jetojnë të huaj dhe është konsideruar prej kohësh si një nga zonat më të sigurta të Kabulit, çka e bën ngjarjen edhe më shqetësuese. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione mbi shkaqet apo autorët e mundshëm të shpërthimit.
