Këtë të hënë nisi sesioni i ri Parlamentar që u shoqërua me tensione dhe debate të fortë mes opozitës dhe mazhorancë. Seanca zgjati më pak se 30 minuta. Që në nisje opozita ‘ndezi’ Kuvendin, me debate e protesta pas pranisë së zëvendëskryeministres Belinda Balluku në seancë.
Të ashpra kanë qenë qëndrimit e kreut të PD Sali Berisha i cili e konsideroi një provokim të kryeministrit Edi Rama dhe se me qëllim për të shkaktuar debate, ka sjellë Ballukun në seancë.
Deputetët e opozitës deri në përfundim të seancës bllokuan Foltoren. Gazment Bardhi akuzoi kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi se po mbron një person të korruptuar dhe se Ballukun duhet të ja dorëzojnë drejtësisë.
Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla drejtuar opozitës i bëri thirrje që deri javën e ardhshme të bashkëpunojnë për Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore, pasi në rast të kundër mazhoranca do të vijojë punën me ose pa opozitën.
Ora 17:14 – Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit
Ashtu siç edhe pritej seanca nisi me tensione. Deputetët e opozitës kanë bllokuar Foltoren duke penguar vijimin e punës. Ndërsa Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka nisur fjalën e tij deputetët e opozitës kanë vijuar me zhurmë. Gjithashtu deputete opozitës kanë vijuar protestës për prezencën e Belinda Ballukut në sallë.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi teksa nisi fjalën e tij deputetët e opozitës kanë vijuar me kaos e zhurmë. Gjithashtu deputetë të opozitës kanë vijuar protestës për prezencën e Belinda Ballukut në sallë. Gazment Bardhi drejtuar Peleshit, theksoi se ka shkelur ligjin duke u bërë mburojë e një të korruptuareje. “Dorëzoja Ballukun drejtësisë ka thënë ai.
