Autori i vrasjes së 49-vjecarit Jani Aliaj rezulton të jetë një 28-vjecar grek, i konsideruar vrasës me pagesë. Bëhet fjalë për të njëjtin person që në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjecarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi.

Ngjarja atëherë ndodhi në Agio Pantaleimona, ku Bashimi u ekzekutua me armë zjarri nga greku.

Bashimi, një ish i dënuar për vjedhje, dyshohet të jetë vrarë si shenjë hakmarrje për vëllanë e tij, Marsel Bashimi, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar ne Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Policia greke dyshon se dhe vrasja e Jani Aliajt është e porositur nga jashtë burgut dhe e paguar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb