Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend është shprehur i qartë se mazhoranca nuk do të ndalet nga puna e saj pavarësisht qëndrimeve të opozitës.

Balla nënvizoi se ftesa e Trump për Bordin e Paqes është një lajm i mirë për Shqipërinë duke shtuar se opozita sërish nuk i ndali akuzat në lidhje me këtë rast.

Gjithashtu Balla i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojnë për reformat ose në të kundërt mazhoranca do të vijojë punën.

“Një lajm i mirë për Shqipërinë për emrin e Shqipërisë, për emrin e shqiptarëve kudo në botë. Por armata e qyqarëve nisën të bërtasin. Në fillim thanë nuk ka ftesë, na jepni ftesën, pastaj thanë janë të gjithë vendet anëtare të OKB. Më pas na thanë se ftesa është e njëjtë edhe për presidentin e Argjentinës dhe më pas edhe për presidentin e Paraguajit. Nuk është rastësi që nuk janë asnjë prej kryeminitrëve të Ballkanit Perëndimor.

Situata degradoi në kampin e qyqarëve ku me porosi të qyqit nisën të dalin edhe në TV. E vërteta është e thjeshtë, sa i përket kësaj çështje, duhet thënë se Edi Rama është partner i besueshëm i SHBA. Sa i përket objektivave , dëgjojeni, kohë për të humbur me ju kemi zero.

Doni të bëjmë reformën ejani. Nëse deri javën e ardhshme nuk paraqiteni në Komision do bëjmë ndryshimin e vendimit. Edhe për reformën zgjedhore nëse nuk vinin deri në javën e ardhshme…Tre gjëra mbajini mend zgjedhjet e ardhshme lokale, zgjedhjet e përgjithshme”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: