Pas mbylljes së punimeve të seancës së parë parlamentare për këtë vit, jashtë kuvendit, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kritikoi sjelljen e kryeparlamentrit që sipas tij e ka bunkerizuar kuvendin duke lejuar praninë e zvkryeministres Belinda Ballukut në seancë.
“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dënoj sjelljen e kryetarit të kuvendit që ka zyrtarizuar bunkerizimin e kuvendit në emër të të korruptuarve dhe dënoj provokimin e urdhëruar nga Edi Rama, që në vend që Balluku sipas kërkesës së SPAK të jetë në burg, vjen e ulet në sallë sikur ska ndodhur asgjë.
Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të jetë kurrë streha e të korruptuarve. Duhet ti shërbejë interesit të popullit” tha Bardhi.
Gazment Bardhi: Dua në emër të grupit të PD të dënoj sjelljen e kreut të Kuvendi që ka zyrtarizuar bunkerizimin e Kuvendit dhe të dënoj provokimin e urdhëruar nga Edi Rama që në vend që Belinda Balluku të ishte në burg vjen dhe ulet sikur nuk ka ndodhur gjë në pozicionin e nr 2.
Kuvendi Shqipërisë nuk mund të jetë kurrë streha e të korruptuarve. Duhet ti shërbejë interesit të qytetarëve, e barazisë para ligjit. Sa kohë mazhoranca e ka bërë bunkrr të korruptuarve deputetë e opozitës nuk mund të pranojnë funksionimin normal të Kuvendit. I bëjmë thirrje të mos vonojë mbledhjen e Këshillit të mandateve dhe të mos pengojë dhe më shumë që ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres..
