Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se Evropa duhet të përqendrohet te lufta në Ukrainë, jo te Grenlanda, dhe këmbënguli se do të ndjekë planin e tij tarifor.
Në një intervistë të shkurtër telefonike me rrjetin partner amerikan NBC News, Trump tha se do t’i godasë “100%” vendet evropiane me tarifa nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje për Groenandën.
“Evropa duhet të përqendrohet në luftën me Rusinë dhe Ukrainën, sepse, sinqerisht, e shihni se çfarë u ka sjellë kjo atyre”, tha Trump.
“Kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohet Evropa – jo Groenlanda.”
I pyetur nëse do të përdorte forcën për të pushtuar Groenlandën, presidenti tha: “Pa koment”.
