“Lëvizja Bashkë” ka organizuar protestën e tretë para Kuvendit.
Mbështetës të shumtë i janë bashkuar protestës, ndërsa shoqëroheshin me pankarta “Dorëzoni Belindën”. Protesta e Lëvizjes Bashkë vjen pas akuzave të shumta për korrupsion dhe varfërimin e qytetarëve.
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori gjatë fjalës së tij tha se qytetarët i janë bashkuar protestës para Kuvendit kundër korrupsionit.
“Sot unë kam zgjedhur të flas për të ardhmen që ne si shoqëri kemi forcën ta përfytyrojmë”, tha ai.
