Në Zvicër do të mbahet Forumi Ekonomik i Davos. I pranishëm do të jetë edhe presidenti amerikan Donald Trump. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent u shpreh se Trump do të jetë prezent në takim dhe se do të përcjellë edhe mesazhet e tij të rëndësishme.

“Ka qenë një vit i ngjeshur dhe presidenti do të jetë këtu të mërkurën dhe të enjten, për të folur për qëndrimet e tij për të ardhmen”, tha ai.

Bessent hodhi poshtë sugjerimet se shtytja e Trump për Grenlandën është e motivuar nga përpjekja e tij publike për një Çmimin Nobel për Paqen, duke e quajtur atë një “mashtrim të plotë”.

Ai nënvizoi se presidenti e sheh Grenlandën si një “aset strategjik” për Amerikën dhe nuk do t’ia “delegojë sigurinë e hemisferës askujt tjetër”.

Në një letër të raportuar të hënën, Trump i tha kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Store se nuk ndihet më i detyruar të përqendrohet ekskluzivisht te paqja pasi “vendi juaj vendosi të mos më japë Çmimin Nobel për Paqen” dhe përsëriti kërkesat për kontroll të SHBA-së mbi Groenlandën. Lidhur me tarifat amerikane, sekretari i Thesarit nënvizoi liderët europianë duhet të dëgjojnë fjalën e presidentit amerikan.

Në Davos do mbahet takimin vjetor i WEF, një takim global ku liderët politikë, drejtuesit e kompanive globale, akademikët dhe figurat publike diskutojnë çështje ekonomike, gjeopolitike dhe sociale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: