Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehu kundër vendosjes së trupave turke apo të Katarit në Rripin e Gazës. Natanyahu ka shprehu mospajtimin e tij me SHBA mbi qeverisjen e ardhshme në këtë zonë.
“Nuk do të ketë as ushtarë turq dhe as të Katarit në Rripin e Gazës. Izraeli nuk mund të pajtohet me Uashingtonin për atë se kush do të jetë përgjegjës për zbatimin e planit të Presidentit Donald Trump për enklavën palestineze”, ka thënë ai.
Shtëpia e Bardhë njoftoi në fund të javës së kaluar formimin e një komiteti ekzekutiv që do të veprojë nën kujdesin e “Këshillit të Paqes”, të cilin vetë Trump do ta kryesojë.
Ky komitet, i paraqitur si “këshillues”, përfshin, ndër të tjerë Ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan dhe diplomatin e Katarit Ali al-Thawadi.
