Ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Adri Nurellari në një intervistë në emisionin “Studio24”, komentoi letrën e Trump drejtuar Ramës për Bordin e Paqes për Gazës.

Nurellari theksoi se vende serioze do të tregonin më tepër seriozitet dhe se mënyra sipas tij se si u paraqit nga kryeministri Edi Rama ishte “shpërthim foshnjërak”.

“Janë të paktë ata që e kanë postuar letrën kryesisht vendet perferike që entuziazmohen. Njerëzit pak më serioz nuk e postojnë aq më tepër me një shpërthim foshnjërak. Dhe nuk vazhdohet më pastaj me jehonën nga Ministria e Jashtme flet sikur ne nuk dimë të lexojmë dhe të kuptojmë që atje nuk ka vlerësime personale për zotin Rama. Ajo pati kurajën për të thënë të vërteta alternative, se ku përmendet aty kryeministri? Trump gjuhën e tij e ka të mbushur me superlativa. SHBA janë zanafilla e institucioneve të botës liberale. Pra kjo është shqetësuese si nismë. Përpjekja për t’u afruar me administratën Trump. Përpjekja për të dhënë Zvërnecin e Sazanin apo për t’u aleancuar me qarqe ekstremiste hebraike për t’ju afruar administratës Trump nuk ka sjellë rezultat dhe kjo ka sjellë ekzaltim. Ndërsa Spiropali bën atë që bën më mirë, i serviloset kryeministrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb