Ekspert i çështjeve të Sigurisë Avenir Peka u shpreh se kryeministri Edi Rama gaboi me mënyrën se si e menaxhoi dhe e paraqiti letrën e presidentit amerikan Donald Trump për Shqipërinë për Bordin e Paqes.

“Rama është i ftuar si Shqipëri, kakofonia që u ftua si person është qesharake”, tha ai.

Gjatë intervistës në “Studio24” në News24, Peka tha se kryeministri Rama tregoi se e ka humbur totalisht logjikën dhe se sipas duhet të kishte pasur qasje tjetër, pasi Rama nuk u ftua si person, por u ftua si Shqipëri.

“Në asnjë nga këto vende nuk ka debat publik të brendshëm për letrën. Idiotësitë nuk do kishin dalë nëse Rama do e kishte menaxhuar ndryshe. Mua më rezulton që e ka humbur logjikën sepse qasja e tij duhet të ishte ndryshe për të dalë tek përfitimet e veta”, tha Peka.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: