Ish-kandidatja e PD në listën e hapur për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, Ilda Zhulali e ka cilësuar letrën e Trump që Rama postoi në rrjetet sociale, si “sapun” për të larë skandalet e qeverisë.

Zhulali tha se duke nisur nga AKSHI dhe tek Balluku që sot duhet të ishte në burg, Rama po përpiqet të japë mesazhin se me SHBA ka një marrëdhënie normale.

“Skandali i AKSHI-t i ka ndezur llampat e alarmit të NATO-s dhe BE për shkak të cenimit të sigurisë ndërkombëtare.

Tek AKSHI, Rama ka dhe një akuzë që ka ngritur SPAK për një grup të strukturuar kriminal, ke narkoshtetitn që ka ndërtuar në zemër të Evropës, që po flasin të gjitha agjencitë ligjzbatuese.

Ka folur foxneës për Ramaduron e Evropës. Për zv/kryeministren që duhet të ishte sot në burg dhe Rama po e mban me pahir”, tha Zhulali.

Ilda Zhulali: Ndodhi ajo që Edi Rama donte ta përdorte letrën e Trump për të larë fytyrën e carë nga skandalet. Skandali i AKSHI-t i ka ndezur llampat e alarmit të NATO-s dhe BE për shkak të cenimit të sigurisë ndërkombëtare. Tek AKSHI Rama ka dhe një akuzë që ka ngritur SPAK për një grup të strukturuar kriminal, ke narkoshtetitn që ka ndërtuar në zemër të Evropës, që po flasin të gjitha agjencitë ligjzbatuese. Ka folur foxneës për Ramaduron e Evropës. Për zv/kryeministren që duhet të ishte sot në burg dhe Rama po e mban me pahir ndërkohë që rrugët po rrëzohen që kanë kushtuar miliona euro, për tunelin pa çelik. Për përmbytjet, duke shkaktuar dëm kolosal.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb