Ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Adri Nurellari në një intervistë në “Studio24” në News24 u shpreh se SHBA ka treguar se është e palëkundur në luftën kundër krimit të organizuar, kundër emigracionit të paligjshëm.

Ai gjithashtu theksoi se gjëja më me rëndësi është fakti se SHBA ka treguar mbështetje dhe partneritet për SPAK dhe BKH.

“Mbështetja e SHBA e palëkundur në luftën kundër krimit të organizuar, kundër emigracionit të paligjshëm dhe mbështetja ndaj organeve të drejtësisë. Dhe gjëja më e rëndësishme është mënyra se si u fol për mbështetje për SPAK dhe BKH. Për herë të parë shohim që flitet për partneritet. Pra ka një mbështetje ndaj SPAK dhe interesave kombëtare amerikane të sigurisë. Asnjëherë nuk e kemi parë kaq troç ku grupe kriminale janë kërcënim i Amerikës. SPAK projektohet si pjesë e interesit të SHBA për të luftuar krimin e organizuar që ka kaluar përmasat e kontinentit dhe rrezikon si edhe me pjesën e drogës.  Kemi 8 milion venezuelianë që për shkak të një shtetit të dështuar janë detyruar të larguar. Dhe në këtë aspekt serioze është shtrirja dhe bashkëpunimi në fushën e drejtësisë. Ne me Iranin e kemi parë, njëherë thotë mos prek protestuesit se do të sulmoj, pra shohim luhatje e manovra të ndryshme

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: