Aksident me vdekje në Kurbin. Nga përplasja e 2 automjeteve kokë më kokë në qytetin e Laçit ka humbur jetën Elinor Tusha, rreth 25 vjeç.
Më konkretisht, auromjeti me drejtues Aron Zymaj është përplasur me makinën që drejtonte Gentjan Xhaferri.
Në këtë automjet udhëtonin si pasagjerë shtetasit Leandro Fufi dhe Elinor Tusha. Si pasojë e aksidentit, Elinor Tusha ka ndërruar jetë.
Policia jep detaje nga aksidenti
Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. Z., me automjetin me drejtues shtetasin G. Xh.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.
Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
