Sfida e Champions League sjell në plan të parë jo vetëm betejën në fushë, por edhe përballjen mes dy trajnerëve me filozofi të kundërta: Luciano Spalletti dhe José Mourinho. Dy personalitete të forta, dy mënyra të ndryshme për të konceptuar futbollin dhe për ta komunikuar atë.
Spalletti përfaqëson një qasje më racionale dhe të strukturuar, të ndërtuar mbi organizimin e lojës dhe kontrollin taktik. Mourinho, nga ana tjetër, mbetet simboli i karizmës, pragmatizmit dhe provokimit, një trajner që di të ndezë ambientin dhe të motivojë skuadrat e tij edhe përmes polemikave.
Rivaliteti mes tyre ka rrënjë të thella që nga përballjet Roma-Inter dhe është shoqëruar ndër vite me deklarata të forta, përplasje mediatike, por edhe me një respekt reciprok të fituar me kohën. Spalletti e ka cilësuar Mourinhon një nga trajnerët më të mëdhenj të futbollit modern, ndërsa për Mourinhon çdo ndeshje e këtij niveli është një skenë ideale për të lënë gjurmë.
Bardhezinjtë vijnë pas disfatës në kampionat ndaj Cagliarit, humbje e cila shuajti ëndrrën për scudetto këtë sezon, ndërsa në Champions dy raunde nga fundi hapat fals janë të patolerueshëm. “Zonja e Vjetër” ka vetëm 9 pikë e ndodhet në vendin e 17. E vështirë do të jetë objektivi play off për Benficën e Mout, që për momentin janë jashtë 24 ekipeve të para, por distanca me vetëm 1 pikë bën që shpresat për “Shqiponjat e Lisbonës” të jenë ende të gjalla.
