Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë mbikalimit të fshatit Bushnesh.
Mësohet se autori Andi Vokri ka qenë në shoqërinë e dy personave të tjerë në makinë, të cilët kanë rrëfyer se janë përpjekur që ta ndalin, por nuk kanë mundur të ndalojnë ngjarjen.
Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se sipas burimeve autori 28 vjeçar rezultoi në gjendje të dehur.
Ndërkohë 28-vjeçari deklaroi në komisariat se nuk ka dashur ta vrasë 57-vjeçarin dhe se nuk është ai autor i ngjarjes.
Mësohet se dëshmitar okular në vendngjarje ka qenë edhe bashkëshortja e viktimës, Petrit Ndou e cila ka rrëfyer të gjithë dinamikën dhe se bashkëshorti i saj u qëllua për vdekje me çekiç nga i riu.
