Deputetja e PD, Elda Hoti ka folur në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, duke deklaruar se “mjafton të përmendësh Ramën dhe Ballukun që të ndërpritet fjala në Parlament dhe të përjashtohesh”.

Hoti shtoi se parlamenti sot është kthyer në mburojë të Ergys Agasit, Belinda Ballukut, Mirlinda Karçanajt dhe “atyre që kanë marrë peng këtë vend”.

Ajo nënvizoi përjashtimi nga parlamenti është një medalje për këdo sepse, sipas saj, deputetët e opozitës nuk kanë pranuar të heshtin dhe të bëhen bashkëpunëtorë me krimin dhe korrupsionin.

“Sot mjafton të përmendësh Ramën dhe Ballukun të ndërpritet fjala dhe përjashtohesh. Ky parlament është kthyer në mburojë të Ergysit, Belindës, Mirlindës e gjithë juve që keni kapur peng këtë vend. Përjashtimi ynë nga parlamenti nga një bandë hajdutësh është një medalje për secilin prej nesh sepse është medalje për këdo që nuk pranon të heshtë dhe të bëhet partner me korrupsionin dhe krimin. Ne do vijojmë të denoncojmë dhe mësohuni me këtë realitet. Përgjigjen do ta merrni”, u shpreh ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb