Instituti Ndërkombëtar i Shtypit ka shprehur shqetësim për komentet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me financimin dhe të ardhmen e transmetuesit publik RTSH.
Institucioni ka theksuar nevojën për një reformë afatgjatë dhe sistemike të RTSH në përputhje me standardet e EMFA.

“Instituti Ndërkombëtar i Shtypit shpreh shqetësim për komentet problematike të bëra së fundmi nga Kryeministri Rama në lidhje me financimin dhe të ardhmen e transmetuesit publik RTSH, dhe thekson nevojën për një reformë afatgjatë dhe sistemike të RTSH-së, në përputhje me standardet e #EMFA”, thuhet në reagimin e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit.
