Sulmuesi i Real Madrid, Mbappe është pyetur së fundmi për zërat që thonë se ka patur përplasje mes ish-trajnerit Xabi Alonso dhe klubit.
“Të thuash që Xabi nuk pati sukses nuk është e vërtetë. Ai u largua para se të fitoheshin titujt. Ne humbëm vetëm Superkupën me të.
Sipas mendimit tim, Xabi do të jetë një trajner fantastik. Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Ai ka një obsesion për detajet dhe për lojën.
Çfarë ndodhi, ndodhi. Ishte një vendim i marrë nga klubi dhe ne duhet ta respektojmë. Tani kemi një trajner të ri dhe kjo është përvoja e tij e parë profesionale.
Fola me të kur ndodhi e gjitha. Kam një marrëdhënie të mirë me të. Folëm për jetën dhe doja ta mbështesja. Nëse është e drejtë apo e padrejtë, nuk është përgjegjësia ime”.
