Kreu i PD Sali Berisha në takimin e zhvilluar me qytetarët në njësinë 4 në Tiranë, deklaroi se rrëzimi i qeverisë është prioriteti kryesor.
Berisha argumentoi se është e rëndësishme që qytetarët të përgatiten për qëndresa të vazhdueshme. Qëllimi kryesor tha Berisha është revolta paqësore.
“Ne jemi parti që kemi përdorur forma të ndryshme të protestave. Në këtë gjendje që është vendi, ne synim kemi përmbysjen e këtij pushteti që qëndron me vjedhje. Në bindjen time kjo kërkon që ne të jemi të përgatitur për protestë të qëndrueshme. E kemi provuar ne…Iku në Maqedoni ai që ishte aty. Por qëllimi nuk është ky, qëllimi është pushteti me votë. Ne pushtetin e marrim me votë. Ai edhe 20 herë do t’i vjedhë po e lamë ne të jetë në krye. Çfarë duhet? Duhet që ne bulevardin ta mbajmë derisa të largohet ai. Ne duhet të përgatitemi me bukë me vete, të rikthehemi…Ne jemi misionar. Ju garantoj që ikën, por jo dhunë”, u shpreh kreu i PD.
