Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sot, në 15-vjetorin e “21 Janarit”.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se gjaku nuk duhet të bëhet ujë dhe në lidhje me ngjarjen ku humbën jetën katër protestues, duhet të bëhet drejtësi.

“15 vite me radhë, asnjë fajtor për pushkatimet e shtetit, asnjë i dënuar, asnjë në burg në vuajtje të dënimit prej drejtesisë!”, shkruan Braçe.

Postimi i plotë:

21 Janari DITA E GJAKUT NE POLITIKE

GJAKU NUK ESHTE UJE,
GJAKU NUK BEHET UJE,
GJAKU DUHET TE BEHET DREJTESI!

FUQIA E NJE POPULLI QE NUK U HAKMOR KURRE,
POR QE NUK U BE DREJTESI!

Ne foto:
1. 21 JANAR 2011, MESDITE NE BULEVARD;
2. 22 JANAR 2011, NJE DITE ME PAS, MESDITE NE BULEVARD, NE DIJENI TE PUSHKATIMEVE NGA SHTETI;
3. 27 JANAR 2011, NJE JAVE ME PAS, NE DIJENI TE VRASESVE DHE PENGIMIT TE ARRESTIMIT TE TYRE.

15 VITE ME RRADHE, ASNJE FAJTOR PER PUSHKATIMET E SHTETIT, ASNJE I DENUAR, ASNJE NE BURG NE VUAJTJE TE DENIMIT PREJ DREJTESISE!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb