Kryeministri Edi Rama deklaroi se 15 vitet që kanë kaluar pa drejtësi për ngjarjet e 21 janarit përbëjnë një boshllëk të madh për familjarët e dëshmorëve, duke i cilësuar si një jetë poshtërimi për ata që humbën të afërmit.

Ai tha se SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësinë pas vendimit që dha Strasburgu lidhur me këtë ngjarje. Rama kujtoi se prej vitesh prokurorët specialë po paguhen me rrogat më të larta dhe se është e pajustifikueshme mosveprimi në këtë çështje.

Rama theksoi se gjatë gjashtë viteve të fundit, shteti ka krijuar “mure dhe ceremoniale” dhe ka paguar rroga të larta, pa llogaritur gabimet e institucioneve të reja dhe të shtetit të drejtësisë. “Sa herë që vjen kjo ditë për ju, familjarët e katër dëshmorëve, mbi kurrizin tonë rëndojnë gurët e mllefit dhe të mërzisë në vendin që me të drejtë ndihet i tradhëtuar dhe i përdorur nga drejtësia e re”, shtoi kryeministri. Rama u shpreh se i kupton plotësisht ndjenjat e familjarëve dhe nuk e mirëkupton atë që e akuzon atë për pandëshkueshmëri lidhur me ngjarjet e 21 janarit. “Unë ndihem i zbrazur dhe i dobët në shpirt kur shoh se 21 janari erdhi me hijen e padrejtësisë mbi shpinën e vetë”, deklaroi ai.

“U janë tretur trupat nën dhe nuk u ka ardhur koha të prehen të qetë sepse as përmbysja e sistemit të vjetër të drejtësisë, as pavarësimi i pushtetit gjyqësor dhe rënia e kultit të pandëshkueshmërisë nuk kanë mjaftuar gjer më sot për të zhdukur hijen e padrejtësisë së 21 janarit. Nuk ka mbajtur as vendimi rrëqethës i Strasburgut më shumë sesa dy vjet më parë që prokurorët specialë të kësaj republike t’ia kishin kërkuar deri tani Gjykatës Speciale drejtësinë për 4 vrasjet shtetërore të 21 janarit, ndërkohë që vetëm në emër të drejtësisë, të barabartë për të gjithë, prej plot 6 vitesh ne u bëjmë atyre veç “duavara dhe hosanara” dhe u paguajmë rroga ku e ku më të larta sesa vetes dhe presidentit pa llogaritur justifikimin me durim e heshtje nga ana jonë të gabimeve të tyre tejet shqetësuese si gabime të rritjes të një institucioni të ri dhe jetik të së shtetit të së drejtës. Unë i mirëkuptoj plotësisht dhe nuk e pretendoj pretendimin prej atyre që çnuk komentojnë dhe akuzojnë me gishtin e ngritur në drejtimin tonë, dhe timin posaçërisht kur vjen fjala për pandëshkueshmërinë që mban peng 21 janarin. Por ndihem njësoj i zbrazët në shpirt dhe i dobët në pozitë kur shoh se si kalo një vit tjetër dhe 21 janari ngelet me hijen përqeshëse të padrejtësisë së madhe me padrejtësinë e vet.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: