Nën masa të rrepta sigurie, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur sot në Vlorë, e shoqëruar nga një delegacion.

Ajo ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, ku pritet të zhvillojë një takim me një studio arkitekturore për të diskutuar mënyrën e realizimit të projektit dhe investimin në ishullin e Sazanit.

Burimet bëjnë me dije se nuk do të zhvillohet ndonjë takim me përfaqësues të pushtetit lokal.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: