Fitorja e dytë radhazi për Lakers, që triumfuan të martën në mbrëmje me shifrat 115-107 në fushën e rivalëve të Denver. Një ndeshje magjike për Luka Doncic, që realizoi një “triple double”, me 38 pikë, 13 rebound e 10 asist. Për Denver nuk mjaftoi paraqitja shumë e mirë e Jamal Murray, që realzioi një double double falë 28 pikëve dhe 11 assist.
Jashtë fushe fiton edhe Miami, që triumfoi 130-117 në shtëpinë e Sacramento. Adebayo me 25 pikë u dallua për skuadrën nga Florida. Nuk zhgënjen Chicago, që mposhti 138-110 Clippers (Coby White 27 pikë).
Surprizon skuadra e Toronto, që falë 40 pikëve e 10 asist të Immanuel Quickley, mundi 145-127 Golden State jashtë fushe, duke suprirzuar vendasit.Zhgënjeu ylli I kësaj skuadre Stephen Curry që e mbylli mbrëmjen me vetëm16 pikë të realizuara. Edhe Phoenix fiton në fushën e Philadelphia 116-110, ndeshje ku për miqtë u dallua Booker me 27 pikë.
