Pas hapjes së rrugës nga pala maqedonase, ka rifilluar lëvizja e mjeteve të rënda, përfshirë kamionët, në pikën kufitare të Qafë-Thanës.

Autoritetet kufitare njoftojnë se qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe pa pengesa, duke lehtësuar kështu transportin e mallrave drejt dhe nga Maqedonia e Veriut.

Situata në pikën kufitare po monitorohet nga strukturat e sigurisë dhe doganat, për të garantuar që tranziti të kryhet në mënyrë të rregullt dhe të sigurt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: