Andri Vokrri, i arrestuari si i dyshuar për vrasjen me çekiç të Petrit Ndou ka shfaqur pendesë për krimin. Ai është rimarrë sërish në pyetje pasi i ka dalë pija dhe ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë.
Sipas tij, ai ishte në gjendje të dehur dhe nuk mbante mend asgjë se çfarë kishte ndodhur apo nëse personi që ishte konfliktuar kishte ndërruar jetë ose jo.
“Nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur. Isha i dehur dhe kujtoj vetëm që pashë një makinë që më kishte zënë rrugën. I kam kërkuar që të largohej dhe të kaloja i pari pasi mund të bënim aksident. Nuk më dëgjoj dhe kaluam paralel. Kur pash që makina u fërkua dola dhe e godita me çekiç. Nuk doja ta vrisja”, ka pohuar 28 vjeçari.
Ndërsa dy shokët e tij, Lorenc Goga dhe Fation Kulla të arrestuar për moskallëzim krimi kanë pohuar se u larguan fillimisht prej andej nga frika për atë se çfarë kishte ndodhur.
