Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kanë referuar materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit A. G., 30 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.
Sipas njoftimit zyrtar, 30-vjeçari dyshohet se ka hyrë në oborrin e banesës së shtetasit K. Sh., ku fillimisht e ka kanosur dhe më pas e ka goditur me grusht, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila ka nisur veprimet e mëtejshme ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
