Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e Bushtricës, ku një person rreth moshës 60-65 vjeç ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend, mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë saj.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimës. Trupi i pajetë është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale.
Autoritetet po vijojnë hetimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje shtesë mbi këtë ngjarje.
