Trajneri i Barcelonës, Hans-Dieter Flick iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Slavias së Pragës në Champions.
“Është Liga e Kampionëve, gjithmonë ka presion. Slavia bën presion shumë mirë dhe pati kohë të përgatitej për ndeshjen pas ndeshjes së tyre të fundit në dhjetor. Qëllimi ynë është të fitojmë dy ndeshjet e fundit”.
Për humbjen e fundit në kampionat: “Jam i zhgënjyer me rezultatin, por jo me performancën. Jemi të sigurt në punën që po bëjmë dhe duhet të jemi më efektivë para portës. Çdo ndeshje ndihmon për tu përmirësuar”.
Flick foli gjithashtu për menaxhimin e të ftohtit dhe përgatitjen: “Do të udhëtojmë fillimisht për t’u përshtatur dhe për t’u stërvitur këtu këtë pasdite. Vrapimi do të na ndihmojë të ngrohemi”.
Për të ardhmen e Ter Stegen: “Marc konfirmoi largimin e tij për te Girona. Ai është një portier i mrekullueshëm, i urojmë më të mirën dhe kjo do t’i japë vazhdimësi përpara Kupës së Botës”.
