Qeveria emëroi Prefekte të qarkut të Korçës znj. Florinda Zegullaj, aktualisht punonjëse në Universitetin “Fan Noli” të Korçës.
Zegullaj, Ph.D.në Administrim Biznesi dhe M. Sc. në Financë & Kontabilitet, zëvendëson në këtë detyrë z. Nertil Jole.
Jole u emërua në 13 prill 2022 dhe gjatë ushtrimit të funksionit u dallua për bashkëpunimin institucional, qasjen profesionale dhe angazhimin për zgjidhjen e problematikave në interes të qytetarëve. Kontributi i tij ka ndihmuar në forcimin e dialogut mes institucioneve dhe në përmirësimin e funksionimit të administratës vendore.
Jole e përmbyll detyrën e tij me dinjitet, korrektësi dhe përkushtim ndaj shërbimit publik. Largimi nga detyra shënon përfundimin e një etape pune të vlerësuar të punës së tij dhe lë pas një trashëgimi pozitive në ushtrimin e përgjegjësive publike.
Qeveria liroi nga detyra e perfektit të qarkut të Durrësit, Emiljan Janin dhe në vend të tij, u emërua Adrian Gurra.
