FIER- Një 55-vjeçar, Adriatik Dogani dyshohet së është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Situata ka qenë tejet e rrezikshme dhe ka zgjatur disa minuta, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur ndërhyrjen dhe shpëtimin e tij.

Po ashtu, janë grumbulluar forca të shumta të policisë, të cilat kanë siguruar perimetrin dhe kanë ndjekur procedurat përkatëse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: