Moti i keq ka përfshirë Greqinë. Reshjet e dendura të shiut i kanë kthyer rrugët në lumenj, duke bllokuar rrugët.
Gjithashtu zona të ndryshme janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Autoritetet kanë njoftuar bllokimin e Metrosë.
Ndërsa rruga Kypseli është e bllokuar totalisht pasi është kthyer në një rrezik për qytetarët. Shirat e rrëmbyeshëm kanë marrë para edhe automjetet duke shkaktuar një situatë kaotike.
