Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me Ivanka Trump, vajzën e Donald Trump, në Vlorë.
Pas darkës private ata janë larguar drejt Orikumit.
Në fokus të bisedimeve të kryeministrit me vajzën e Presidentit të SHBA do të jenë investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës.
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner do të sjellin disa nga kompanitë më të famshme ndërkombëtare në fushën e turizmit, për të investuar në hoteleri në bregdetin e Zvërnecit dhe ishullin e Sazanit.
Ivanka Trump do të qëndrojë në Vlorë 48 orë. Ajo mbërriti mëngjesin e sotëm dhe do të largohet të premten.
Gjatë qëndrimit në Vlorë, Ivanka Trump po zhvillon gjithashtu takime të mbyllura me arkitektë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të projekteve, ku po diskutohet koncepti urbanistik dhe vizioni i zhvillimit turistik të zonës.
