Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit të ndalojë së kërkuari armë bërthamore, duke paralajmëruar se nëse nuk e bën këtë, SHBA-të do të ndërmarrin veprime.

Në një intervistë me CNBC nga Davos i Zvicrës, Trump tha për Iranin: “Ata duhet të ndalojnë me armët bërthamore”. Duke kujtuar sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane qershorin e kaluar, ai paralajmëroi se nëse Teherani nuk i bindet marrëveshjes, “kjo do të ndodhë përsëri”.

Duke komentuar mbi protestat antiqeveritare në Iran, Trump tha se autoritetet po planifikonin të varnin 837 persona të enjten. “Unë u thashë atyre: Nuk mund ta bëni këtë”, vazhdoi ai, duke shtuar se ata “po qëllonin civilë pa dallim në rrugë”.

“Shpresojmë të mos ketë veprime të mëtejshme”, tha presidenti i SHBA-së.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb