“A jeni gati që Rama t’i dorëzojë kompetencat Ballukut?”.
Kjo është e vetmja fjali që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë në foltoren e Kuvendit në seancën kur p[o shqyrtohet kërkesa për projektligjin e pranimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes.
Fjala e Berishës ka shkaktuar hilaritet në seancë, ndërsa në të njejtën mënyrë ka reaguar edhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, ndërkohë që Gjykatën Kushtetuese
sot mbahet seanca për shqyrtimin e ankimimit të kryeministrit Rama mbi vendimin e GJKKO për pezullimin e saj nga detyra.
Berisha: A jeni gati ju që Ramaduro t’ia delegojë kompetencat Lubi Ballukut? Na u përgjigjni në këtë pyetje.
Peleshi: Jo me këtë gjuhë.
Berisha: Je njeri i Lubisë. Jeni lubistë.
