Në raundin e parafundit të fazës së ligës së Champions League, Juventusi mposht 2-0 Benficën në Allianz Stadium dhe siguron matematikisht playoff-in. Pas një pjese të parë të vështirë, të shpëtuar nga dy pritje vendimtare të Di Gregorios, ndryshimet e Spallettit në fillim të pjesës së dytë rezultojnë vendimtare. Në minutën e 55-të Thuram zhbllokon rezultatin me një goditje nga distanca, ndërsa në të 64-tën McKennie dyfishon pas një kombinimi të bukur me David. Pavlidis humbet një penallti për Benficën, duke humbur mundësinë për të rihapur ndeshjen. Juventusi ngjitet në 12 pikë, sa Interi, me shpresa ende të hapura për top 8.

Në ndeshjen tjetër, Atalanta pëson humbje 3-2 ndaj Athletic Bilbaos, duke vështirësuar ndjeshëm kualifikimin direkt në 1/8 e finales. Bergamaskët kalojnë në avantazh në minutën e 16-të me Scamaccën, por në pjesën e dytë spanjollët përmbysin gjithçka: Guruzeta barazon në të 58-tën, Serrano shënon golin e avantazhit në të 70-tën, ndërsa Navarro mbyll llogaritë në minutën e 74-të. Goli i vonë i Krstovicit nuk mjafton për Atalantën. Athletic Bilbao shkon në 8 pikë, Atalanta mbetet në 13 dhe tani për kualifikimin direkt nevojitet një mrekulli.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: