Presidenti i SHBA Donald Trump ka firmosur marrëveshjen për krijimin e Bordit të Paqes.

Pas Trump marrëveshja është nënshkruar nga krerët e shteteve që kanë pranuar ftesën e Trump për të qenë pjesë e institucionit.

E pranishme në ceremoni ka qenë edhe presidentja e SHBA Vjosa Osmani, e cila ka pasur një takim të përzemërt me Trump, përpara nënshkrimit.

Bordi i Paqes është një organizatë ndërkombëtare, me personalitet ligjor ndërkombëtar, me qëllim promovimin e stabilitetit, rivendosjen e një qeverisjeje të besueshme e të ligjshme, si dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti. Bordi i Paqes do të ndërmarrë funksione të tilla të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe në përputhje me këtë Kartë, duke përfshirë zhvillimin dhe përhapjen e praktikave më të mira të mundshme për t’u zbatuar nga të gjitha shtetet dhe komunitetet që kërkojnë paqe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb