Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në Velipojë, ku një automjet është përplasur me një pemë.

Policia bën me dije se nga përplasja është dëmtuar pasagjerja, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në Velipojë, shtetasi D. Gj., 66 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me një pemë. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë bashkëshortja e tij, pasagjere në automjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb