Gjeste që flasin më shumë se fjalët. Teksa në foltore fliste kreu i PD-së, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama e dëgjonte, ndërsa zëvendësja e tij, Belina Balluku shfrytëzonte kohën për të parë telefonin e saj.

Siç shihet nga pamjet, për disa minuta, Rama ka qëndruar i heshtur, me njërën dorë të mbështetur në fytyrë, ndërkohë që Balluku shikonte celularin. Por në një moment, shihet Balluku teksa i flet Ramës, ndërsa ky i fundit bën një buzëqeshje ironike.

Kujtojmë se sot Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimimin e Kryeministrisë për masën e GJKKO për pezullimin e Ballukut nga detyra, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj. Për më tepër shihni videon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb