Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar aderimin e Shqipërisë si anëtare në Bordin e Paqes, të themeluar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Shumica e deputetëve votuan pro, përfshi këtu edhe opozitën, e cila më parë ka shprehur mbështetjen për idenë e Trump, edhe pse me kritika për qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama.

Whatsapp Image 2026 01 22 At 15.43.15
Whatsapp Image 2026 01 22 At 15.43.15

Projektligji u miratua me 110 vota pro, dhe asnjë kundër.

567
567

Ndërkohë, me kartonët e mazhorancës u hodhën poshtë 2 propozimet e Gazment Bardhi në projektligjin e propozuar nga qeveria.

Me 79 vota kundër, Kuvendi rrëzoi amendamentin e Gazment Bardhit i cili kërkonte që nga marrëveshja për aderimin e Shqipërisë të hiqej emri i kryeministrit Edi Rama dhe të vendosej emri i Presidentit të Republikës.

Amendamentet e Bardhit
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi në kërkesën drejtuar Komisionit për Punët e Jashtme dhe Kuvendit, theksoi se ndryshimet e propozuara prej tij synojnë garantimin e kushtetutshmërisë së projektligjit, duke argumentuar se Shqipëria në marrëveshjet ndërkombëtare duhet të përfaqësohet nga institucione dhe jo nga individë të përmendur me emër.

PD propozon riformulimin e titullit dhe të nenit 1 të projektligjit, si dhe shtimin e një neni të ri, ku parashikohet që Shqipëria të përfaqësohet në Bordin e Paqes nga Presidenti i Republikës ose, me autorizimin e tij, nga Kryeministri, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Whatsapp Image 2026 01 22 At 15.54.27
Whatsapp Image 2026 01 22 At 15.54.27

PROPOZIMET

REPUBLIKA E SHQIPERISE KUVENDI

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

Nr. 295/3 Prot.

Tiranë, më 22/01/2026

Drejtuar:

Komisionit përgjegjës për punët e jashtme

Drejtuar:

Kuvendit të Shqipërisë

Baza Ligjore:

Neni 71 i Rregullores së Kuvendit

Neni 75 i Rregullores së Kuvendit

Objekti:

Amendament në projektligjin “Për ratifikimin e Marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Pages”

Të nderuar anëtarë të Komisionit,

Të nderuar deputetë,

Me qëllim garantimin e kushtetutshmërisë në projektligjit “Për ratifikimin e Marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, vlerësojmë se është e domosdoshme disa ndryhime në përmbajtjen e tij, në përputhje me nenin 121 të Kushtetutës dhe ligjin nr. 43/2016.

Republika e Shqipërisë në organizata ndërkombëtare përfaqësohet nga institucione, dhe jo nga individë. Për këtë qëllim, referimi duhet të bëhet tek instituconi dhe jo tek individët. Është e paprecedent në historinë e Shqipërisë dhe të të drejtës

ndërkombëtare, aderimi apo pranimi i një marrëveshje ndërkombëtare nuk ndodh kurrë që të bëhet me emra konkret.

Për të gjitha argumentet si më sipër, në mbështetje të nenit 71 dhe 75 të Rregullores, propozoj, amendamentet si më poshtë:

Amendament 1:

Titulli të riformulohet:

“Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, në Kartën e Bordit të Pages”.

Amendament 2:

Neni 1 ndryshohet si vijon:

“Ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, në Kartën e Bordit të Paqes, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e

Amendament 3:

Pas nenit 1, shtohet neni 2, me këtë përmbajtje: “Në përputhje me nenin 2.2, shkronja “a” e Kartës së Bordit të Paqes, Republika e Shqipërisë do të përfaqësohet në Bordin e Paqes nga Presidenti i Republikës ose me autorizim të tij nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, në përputhje me kompetencat që i njeh Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë.”.

Sa më sipër, në përputhje me nenin 71 dhe 75 të Rregullores së Kuvendit, propozoj shqyrtimin dhe miratimin e ndryshimeve sa më sipër.

DEPUTETI:

GAZMENT BARDHI

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb