Fakulteti i Arteve Skenike ka nisur një cikël bisedash, që synojnë të ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës dhe formësimit material e vizual të historisë së Fakultetit. Biseda e parë pati në qendër Arben Imamin i cili foli për temën ‘‘Mes Racionalitetit dhe Imagjinatës”. Së pari u ndal te roli i regjisorit.

“Do të marrësh një tekst, dhe nga ky tekst do të krijosh një botë, një botë që është e re; dhe problem është që a mund ta bësh këtë botë si tënden dhe kjo botë të jetë në një intersubjektivitet me botën e të tjerëve”, tha Imami.

I cilësuar si një ndër pedagogët e rinj të rëndësishëm të regjisurës para viteve `90 dhe të kthesës konceptuale, pas ndryshmit të sistemit, Arben Imami, vlerësoi atë që e cilësoi si një prej regjisorëve më të mirë shqiptarë.

“Dukej si nëpunës banke, si një llogaritar, mund të jetë një inxhinier, ndonjë projektues. (Por kur e shihje) nuk të shkonte mendja kurrë se ishte artist, ai nuk merrte poza, ai bënte filma, ata që bënin poza, vazhdojnë janë edhe sot në rrugë,  e bëjnë poza edhe sot, por punë e produkt, gjë pas nuk kanë lënë”, tha Imami.

Ndërsa u ndal te diferenca e fjalës artistike mes një regjisori e një aktori, ai kujtoi kohët kur lënda jepej nga Milto Kutali dhe po ashtu dha një mesazh të gjithëkohshëm.

“(Fjala artistike)  bëhej dhe nuk ishte nga këto përrallat që tregohej këtu. Një udhëheqës që e çon vendin e tij drejt greminës, duhet kundërshtuar, se jemi të gjithë në greminë.  Unë s’kam folur kundër komunizmit, por as nuk ka pasur nevojë”, tha mes të tjerash Imami.

Biseda e tij, pati qasje filozofike, rreth botës intelektuale e shpirtërore të artistit duke sjellë në vëmendje kohë e personazhe të njohur.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb