Garancitë e sigurisë për Ukrainën kanë qenë një nga pikat kryesore të negociatave midis Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Ukraina kërkon angazhime të forta se, nëse arrihet një marrëveshje paqeje, aleatët e saj do të ndihmojnë në parandalimin e çdo pushtimi të mundshëm nga ana e Rusisë në të ardhmen.

Këtë, presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky e ka theksuar vazhdimisht. Ai është shprehur se Kievi ka nevojë për garanci sigurie nga SHBA-ja përpara se të merret ndonjë vendim për çështjet e tjera të diskutueshme, siç është territori.

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë zotuar tashmë të dërgojnë disa trupa në Ukrainë në “qendra ushtarake” në rast të një armëpushimi, si pjesë e të ashtuquajturit “Koalicion i të Gatshmëve”.

Më 29 dhjetor, Zelensky njoftoi se SHBA-të i kishin ofruar Ukrainës garanci sigurie “për 15 vjet” pas bisedimeve mbi një plan të rishikuar paqeje në Florida.

Presidenti ukrainas tani thotë se dokumenti është “i përfunduar”. Megjithatë ende nuk është bërë publik ose nuk është ratifikuar nga parlamentet përkatëse dhe mbetet për t’u parë së si do të jetë çështja në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: