Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt tha sot se zhvillimet e fundit në Forumin Ekonomik Botëror kanë qenë pozitive, sipas BBC.

Në një deklaratë, Motzfeldt tha se NATO nuk po negocionte në emër të Groenlandës  dhe se nuk do të arrihej asnjë marrëveshje zyrtare pa pjesëmarrjen e qeverisë.

Megjithatë, ajo shtoi se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e kishte informuar drejtpërdrejt presidentin e SHBA-së, Donald Trump, mbi nevojën për të respektuar pozicionin dhe kufijtë e territorit.

Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt tha se duhej ende shumë punë për ta bërë Groenlandën një vend të sigurt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb