“Franca dhe Evropa duan “respekt”, kështu deklaroi Presidenti francez Emmanuel Macron, ndërsa mbërriti në një samitin e liderëve të BE-së në Bruksel.

Gjithashtu ai përshëndeti tërheqjen e Trump nga kërcënimet e tij për tarifat për ndaj vendeve europiane për Groenlandën.

“Në këtë samit ne theksojmë unitetin e evropianëve në mbështetjen e Danimarkës, integritetit të saj territorial, sovranitetit të saj kombëtar. Kur Evropa është e bashkuar, e fortë, reagon shpejt, gjërat kthehen në rend dhe qetësi. Ne mbetemi vigjilentë dhe të gatshëm të përdorim mjetet që kemi në dispozicion nëse bëhemi përsëri shënjestër e kërcënimeve “, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: