Gjermania po vlerëson për herë të parë hipotezën e bujshme të një bojkotimi të Kampionatit Botëror të futbollit 2026 në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, si përgjigje ndaj kërcënimeve për aneksimin e Groenlandës të avancuara nga Donald Trump.

Pas fitores 2-0 të FC Bayern në kampionat, mesfushori gjerman i Bayern, Kimmich u pyet në lidhje me thashethemet për këtë temë.

“Ne e kuptuam se nuk është produktive që ne, si lojtarë, të shprehemi tepër politikisht.

Sigurisht që kemi edhe një përgjegjësi për të folur në një masë të caktuar.

Mendoj se në Gjermani dhe në DFB ka persona të tjerë që janë më të përgatitur për këto çështje dhe që duhet të shprehen për to”- tha Kimmich.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb